Zgjidhja e krizës në Kosovë, presidentja Osmani do të organizojë takim me partitë politike

Nga Xhevahir Qardaku
8 Maj 2025, 20:52 | Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpreh gatishmërinë e plotë për të organizuar një takim apo tryezë me partitë politike për tejkalimin e krizës.

Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes, përmes një deklarate, thekson se zonja Osmani e ka shprehur një gatishmëri të tillë që nga data 16 prill, në rast se spektri politik e konsideron të nevojshëm një takim.

“Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t'i thërrasë një takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftimin e presidencës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos