Qeveria e Kosovës mirëpret heqjen e plotë të masave nga Bashkimi Evropian

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 18:27 | Kosova

Qeveria e Kosovës mirëpret heqjen e plotë të masave nga

Qeveria e Republikës së Kosovës ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e plotë të masave ndëshkuese, të cilat i ishin vendosur më parë Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka mirëpritur njoftimin e Komisionit Evropian dhe ka theksuar se ky hap duhet të shërbejë për të avancuar rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

“E mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian: të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare që ishte pezulluar më parë është liruar.

Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën tonë drejt BE-së,” shkroi Konjufca në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos