Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 11:40 | Kosova

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri

Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Europian, në një postim në platformën X, konsideroi Ligjin për të Huajt në Kosovë, si “një hap të rëndësishëm përpara në të mirë të të gjithë njerëzve në Kosovë”.

Ligji për të Huajt në Kosovë që hyn në fuqi nga dita e diel, (15 mars), do të jetë i shoqëruar me disa masa shtesë që lidhen kryesisht me regjistrimin e banorëve serbë dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme.

Sipas Kaja Kallas, “ky përparim krijon një momentum të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë” dhe në fund të statusit të saj, ajo tregoi gatishmërinë e saj për një takim të nivelit të lartë, pa dhënë detaje mbi pjesëmarrësit potencialë.

Postimi i plotë i Kaja Kallas në platformën X:

Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në të mirë të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike.

Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Në vazhdim, zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme mbetet jetik.

Ky përparim krijon një momentum të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe unë jam i gatshëm të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë.

A2 CNN Livestream

Latest Videos