Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2026, 20:17 | Kosova

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re,

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dhënë Albin Kurtit mandatin për formimin e qeverisë së re. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Osmani i uron Kurtit suksese në qeverinë e re, raporton A2CNN. 

Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.  Ju priftë e mbara!”, shkruan Osmani në rrjetet sociale.

Sot në mbrëmje pritet të mbahet një tjetër seancë në Kuvendin e Kosovës për formimin e qeverisë së re.

Kuvendi është konstitutar të mërkurën në një seancë në të cilën Albulena Haxhiu është zgjedhur kryeparlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos