
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, ndërkohë që kryeministri Albin Kurti kërkojë kohë shtesë për diskutimet për Presidentin e ri.
“Ne duam bisedime edhe me PDK-në, edhe me Aleancën, edhe pse refuzimi i tyre është i qartë. Duam të ecim përpara bashkërisht, por na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues, ashtu siç e kërkon kushtetutshmëria për të cilën u betuam sot”, deklaroi Kurti në Kuvend.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e konsideroi të papërgjegjshëme kërkesën e Kurtit për kohë shtesë për bisedime për Presidentin. Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje po tregon mungesë serioziteti.
“Siç e vërejtët kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit përgjegjësisë nga partia që ka fituar numrin më të madh të ulëseve. Po shihet se vazhdojnë sjelljet e papërgjegjshme në raport me institucionet”, tha ai. (A2 Televizion)