“Serbia të ballafaqohet me realitetin dhe të njohë Kosovën”, Konjufca flet nga OKB

Nga A2 CNN
9 Prill 2026, 17:12 | Kosova

“Serbia të ballafaqohet me realitetin dhe të njohë

Kryediplomati i Kosovës Glauk Konjufca i bëri thirrje Serbisë nga mbledhja e Samit të OKB-së që të ballafaqohet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet. Ministri i Jashtëm shtoi se Serbia ka luajtur rol destruktiv duke u përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet e brendshme të Kosovës, raporton A2CNN. 

Kosova mbetet e gatshme të normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësore, megjithatë pengesë ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mbetet Serbia që as nuk është e interesuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e as të hyjë në BE. I bëjmë thirrje Serbisë të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur e sovran dhe të mos mbajë peng të gjithë rajonin të një hegjemonie”, ka thënë Konjufca.

Beogradi ka vazhduar të luajë rolin e vet destruktiv duke u përpjekur të ndërhyjë në zgjedhje, duke u përpjekur për ta mbështetur Listën Serbe në zgjedhjet në Kosovë, duke synuar ta reflektojë drejtimin e vet me një parti në pushtet. Ne kemi penguar ndërhyrje të tilla të huaja dhe kemi arritur të ruajmë dinjitetin e institucioneve tona demokratike”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos