
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë detyrën si ushtruese e Presidentes së Republikës së Kosovës, pas përfundimit të mandatit të rregullt të Vjosa Osmani.
Pasditen e së shtunës, në Presidencë u zhvillua ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyrës. Në një moment simbolik, Osmani i dorëzoi Haxhiut Kushtetutën e Kosovës, duke shënuar kalimin e përgjegjësive institucionale.
Vjosa Osmani ishte zgjedhur Presidente më 4 prill 2021, pas raundit të tretë të votimit në Kuvend. Në atë kohë, sigurimi i kuorumit prej 80 deputetësh u bë i mundur edhe me mbështetjen e Lidhja Demokratike e Kosovës.
Me përfundimin e mandatit të saj, drejtimi i Presidencës kalon përkohësisht te Haxhiu, deri në zgjedhjen e presidentit të ri sipas procedurave kushtetuese. (A2 Televizion)