Takimi me Macron, Kurti: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse në raport me fqinjin verior

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 13:43 | Kosova

Takimi me Macron, Kurti: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot gjatë një konference për mediat se “forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjin verior”, ishte një nga çështjet e diskutuara me Presidentin Macron, gjatë takimit në Pallatin Elysee. Kurti shton se pjesë e bisedës ishte rruga e Kosovës drejt BE-së dhe rolin e NATO-s në Kosovë.

 “Pasditen e së premtes isha mysafir i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në një takim dhe drekë pune në Pallatin Elysee. Pritja u përcoll me një diskutim të sinqertë për rreth dy orë që u përqendrua në tema të bashkëpunimit dhe integrimit, të sigurisë e të mbrojtjes, si dhe të ekonomisë dhe zhvillimit. Me presidentin Macron biseduam për rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Pastaj për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për bashkëveprimin me aleatët veriatlantikë dhe për sigurinë rajonale në Ballkan. Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjin verior të Kosovës ishin çështje që në kontekst të sigurisë së vendit tonë, i diskutuam me presidentin francez”, ka thënë Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos