Tragjedi me 4 të vdekur në një kantier ndërtimi në Vjenë, 3 nga viktimat shqiptarë të Kosovës

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 10:20 | Kosova

Tragjedi me 4 të vdekur në një kantier ndërtimi në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën 4 punëtorë, 3 prej të cilëve shqiptarë nga Kosova.

Ambasada e Kosovës në Austri ka konfirmuar se aksidenti ua ka marrë jetën shtetasve Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj. Përpos 4 viktimave ka mbetur i lënduar edhe një person i pestë. 

Punëtorët e ndërtimit, që ndodheshin mbi këtë konstruksion të sapo betonuar, kanë rënë bashkë me skelën”, ka thënë zëdhënësi i zjarrfikësve Martin Hofbauer. 

Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e fuqishme, pastaj dëgjova vetëm punëtorët duke bërtitur me zë të lartë. Më pas filluan të jehonin sirenat”, tregon një banor që ishte dëshmitar në vendngjarje. 

Afro 100 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Pjesët e paqëndrueshme të ndërtimit, pluhuri dhe betoni e vështirësuan shumë operacionin. 

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe familjarët e viktimave.

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar po ashtu për ngjarjen, duke u shprehur ngushëllime familjarëve, dhe duke theksuar se institucionet po koordinohen për të ndihmuar në lidhje me rastin.

Ende mbetet e paqartë arsyeja e shembjes së strukturës. Policia dhe Inspektorati i Punës po zhvillojnë hetime intensive, duke marrë në pyetje disa dëshmitarë, mes të cilëve edhe operatorin e vinçit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos