
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca paralajmëroi se do të shkohet në zgjedhje të reja nëse nuk do të arrihet një dakordësi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Konjufca theksoi se zgjedhja e kreut të shtetit në Kosovë do të varet nga vullneti i opozitës. “Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha ai.
Nëse deputetët nuk zgjedhin një president deri më 28 prill, atëherë qytetarët do të detyrohen të dalin të votojnë sërish në zgjedhje parlamentare. Kësisoj dy javët e ardhshme pritet të jenë përcaktuese për të ardhmen e Kosovës. (A2 Televizion)