Shpërthim i fuqishëm në një cisternë nafte në Arabinë Saudite

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 08:26 | Bota
Shpërthim i fuqishëm në një cisternë nafte në

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në afërsi të portit të Jeddah, në Arabinë Saudite.

Sikurse bëhet me dije nga mediat e huaja, shpërthimi ndodhi në bordin e një cisterne nafte, në pronësi të një biznesmeni nga Singapori.

Ky i fundit, deklaroi se shpërthimi, i ndjekur nga disa zjarre, kishte "origjinë të jashtme".

Nga ana e tyre, autoritetet saudite nuk e konfirmuan menjëherë shpërthimin që ndodhi të dielën, para portit kryesor në Detin e Kuq dhe qendrës së shpërndarjes së gjigantit saudit të naftës, Aramco. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos