Mbytet varka, humbin jetën 14 emigrantë

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 08:38 | Bota
Mbytet varka, humbin jetën 14 emigrantë

Autoritetet në Venezuelë bënë me dije se 14 emigrantë kanë humbur jetën, pasi varka me të cilën udhëtonin u fundos.

Sipas të dhënave paraprake, varka u nis, më 6 dhjetor, me më shumë se 20 persona në bord. Emigrantët do të udhëtonin drejt Trinidadit dhe Tobagos.

Rojet bregdetare njoftuan se kërkimet vijojnë, ndërsa ngjarje të tilla të rënda janë gjithnjë e më të shpeshta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos