Kolegji Elektoral i jep fund sot betejës për presidencën, Trump: SHBA rrezikon të ketë një president jolegjitim

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 08:00 | Bota
Kolegji Elektoral i jep fund sot betejës për presidencën, Trump:

Kolegji Elektoral në Amerikë mblidhet sot për të zgjedhur zyrtarisht Joe Biden, si fitues të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ndërkohë që Presidenti Trump vazhdon ta kundërshtojë rezultatin.

Procesi zgjedhor për presidentin e Shteteve të Bashkuara nuk quhet i përmbyllur deri kur të zgjedhurit nga të 50 shtetet amerikane, hedhin votat.

Përveç dy shteteve amerikane, elektorët e të 48 shteteve të tjera duhet të votojnë për kandidatin që fitoi zgjedhjet në shtetin e tyre.

Të gjitha shtetet i kanë certifikuar tashmë rezultatet dhe Biden ka dalë fitues me 306 vota elektorale, ose 36 më shumë se minimalja e kërkuar për të siguruar fitoren.

"Amerika rrezikon të ketë një president të ri jolegjitim, por beteja jonë nuk ka mbaruar ende”, kështu u shpreh Donald Trump, gjatë një interviste për rrjetin informativ “Fox News”. “Do vazhdojmë betejën tonë edhe në të ardhmen”, shtoi presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, pas njoftimit për mosndryshim të rezultatit final nga Gjykata e Lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos