Raketat ruse shënjestrojnë sërish Zaporizhzhan, raportohen viktima

Nga A2 CNN
24 Gusht 2022, 07:35 | Bota
Raketat ruse shënjestrojnë sërish Zaporizhzhan, raportohen

Kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të së mërkurës sulmet e ushtrisë ruse në centralin bërthamor të Zaporizhzha.

Lajmi u dha nga kryetari i përkohshëm i Bashkisë, Anatolii Kurtiev, i cili raportoi se dhjetëra raketa ranë pranë impiantit.

Deri në këto momente, raportohet se një zyrtar i centralit dhe shoferi i tij janë vrarë. Ukraina i frikësohet një dite me sulme të ashpra nga ana e Rusisë për shkak se shënon ditën e pavarësisë.

Autoritetet me në krye presidentin Zelensky, iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin festimet për këtë ngjarje të rëndësishme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos