Ralf Gjoni depoziton si nismën e tij draftin e Nismës Thurje

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 15:26 | Politikë
Ralf Gjoni depoziton si nismën e tij draftin e Nismës Thurje

Propozimi i Nismës Thurje për kodin zgjedhor, kaloi këtë të premte zyrtarisht si nismë e Ralf Gjonit. Për të shmangur lënien nëpër sirtarët e Kuvendit për një kohë të pacaktuar të draftit që ka firmat e 50 mijë qytetarëve, Gjoni e ka depozituar atë si nismë deputeti.

“Ky akt, e shndërron këtë propozim automatikisht në një nismë ligjore, e cila tani do të duhet të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore”, shkruan Gjoni në rrjetet sociale.

Lëvizja e Gjonit vjen në një kohë kur sipas marrëveshjes politike u ra dakord që kodi te dakordësohet në këshillin politik e në Komisionin e Reformës Zgjedhore të kalojë pandryshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos