Rama: BE e ka marrë “peng” Kosovën, “një nga figurat e shahut ka bllokuar një ushtar” të lëvizë i lirë

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 19:19 | Politikë
Rama: BE e ka marrë “peng” Kosovën, “një nga

Në konferencën e përbashkët për mediat me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kryeministri Rama komentoi edhe çështjen e lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës në vendet e BE.

Për këtë çështje, Rama u shpreh se Bashkimi Europian e ka marrë peng Kosovën, ku bëri një krahasim me lojën e shahut, duke thënë se një nga figurat ka bllokuar lëvizjen e një ushtari.

“BE e ka marrë peng Kosovën. Peng është Kosova e një loje shahu, ku një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtarë ta mbajë peng. Për këtë, shtetasit e Kosovës nuk lëvizin të lirë në BE. Kjo është e turpshme, por nuk kemi se çfarë t’i bëjmë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos