“Rihapja e 21 Janarit”, Balla: Drejtësia e re duhet t’i shkojë deri në fund

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 18:34 | Politikë
“Rihapja e 21 Janarit”, Balla: Drejtësia e re duhet t’i

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla reagoi pas vendimit të SPAK për rinisjen e hetimeve të vrasjes së Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla deklaron se krimi shtetëror i 21 Janarit, ku u vranë katër shqiptarë të pafajshëm, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron.

“Krimi shtetëror i 21 Janarit ku u vranë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” katër shqiptarë të pafajshëm, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron. Drejtësia e Re si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit, duhet t’i shkojë deri në fund 21 janarit me ndëshkimin e urdhëruesve dhe të ekzekutorëve”, shkruan Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos