Rama: Çuam më tej agjendën e bashkëpunimit për arsimin, shëndetësinë, strehimin social dhe turizmin

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 20:00 | Politikë
Rama: Çuam më tej agjendën e bashkëpunimit për

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje të tjera në rrjete sociale nga vizita e tij në Turqi.

"Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:
• Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar)
• Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial)
• Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)
• Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)", shkruan Rama në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos