Rama: Kjo qeveri nuk i lë vetëm ata që kanë nevojë për mbrojtje

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 08:26 | Politikë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat i prezantoi fillimisht ditën e shtunë.

“MIRËMËNGJES dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/12/rritja-e-cmimeve-rama-prezanton-7-pikat-e-paketes-se-rezistences-sociale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos