Salianji: Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!

Nga A2 CNN
13 Mars 2022, 20:18 | Politikë
Salianji: Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se Lulzim Bashën në krye të PD e vuri Sali Berisha. Në një status të shkurtër në Facebook, Salianji i kërkoi edhe një herë dorëheqjen Bashës

“Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!”, shkruan Salianji.

“Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu! Për interes të Partisë Demokratike shumica e Grupit Parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin! Vota ishte kundër tij!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos