Xhemal Bushati: Nuk e di a na lë LSI të bashkohemi

Nga A2 CNN
13 Mars 2022, 21:11 | Politikë
Xhemal Bushati: Nuk e di a na lë LSI të bashkohemi

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit, Xhemal Bushati, tha se bashkimi i demokratëve do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhë për partinë, por sipas tij, pengesë për këtë mund të bëhet Lëvizja Socialiste për Integrim.

LSI dhe Partia Demokristiane u regjistruan në zgjedhjet e pjesshme vendore si koalicion dhe në listat e tyre futën kandidatët e zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, pasi KQZ nuk e njohu si përfaqësues të Partisë Demokratike.

“Frymën  e bashkimit e kam pas kryesore në fushatën time. Kisha përballë Berishën, PDK, LSI, PSD e Tom Doshit e Bashkinë. Duhet strategji. Të hapim PD me të rinjtë, intelektualët. Jam dakord të bashkohemi, po s’e di a na lë LSI të bashkohemi. Nëse PD kthehet parti te vlerave do e shohin edhe shqiptarët se është parti e vlerave. Vetëm kështu ecim përpara”, citohet të ketë thënë Bushati në mbledhjen e kryetarëve të degëve të PD, nga zyra e shtypit të kësaj partie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos