Rama në Bullgari: Asgjë nuk na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare. Janev: Nuk duam ndërhyrje nga jashtë për çështjen me RMV

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 21:39 | Politikë
Rama në Bullgari: Asgjë nuk na ndan nga konferenca e parë

Pas vizitës në Hungari, kryeministri Edi Rama ndaloi në Bullgari ku u prit nga homologu Stefan Janev, me të cilin mbajti dhe një konferencë për shtyp.

Dy liderët biseduan për marrëdhëniet mes dy vendeve, çështjen e pakicave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Janev u shpreh se Bullgaria e mbështet procesin e integrimit të Ballkanit dhe se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar, por shtoi se ekziston problemi që ajo ka me Maqedoninë e Veriut.

Janev shtoi se ky problem me Maqedoninë e Veriut duhet të zgjidhet me dialog mes dy vendeve dhe jo me ndërhyrje nga jashtë.

Diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe dhe vlerësuam se marrëdhëniet janë mjaft të mira. Gjatë bisedimeve vumë re që nuk kemi çështje që janë të hapura që duan diskutim serioz dhe zgjidhje. Marrëdhëniet tona janë në kontekstin më të  mirë në interesin e dy vendeve. Tërhoqëm vëmendjen mbi pakicën bullgare në Shqipëri që gëzon një prani të shkëlqyeshme. Bashkatdhetarët tanë në Shqipëri janë të integruar mjaft mirë. Nuk kemi diferenca dhe konstatuam ngjashmëri në tema përfshirë dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë. Pozita e Bullgarisë për sa i përket RMV në një shkallë është pengesë dhe që Shqipëria të ecë më shpejtë dhe shpresojmë që pozita jonë mos krijojë idenë që Bullgaria po pengon. Rruga europiane si për Shqipërinë dhe RMV ne e mbështesim. Çështjet me RMV mund të zgjidhen në mënyrë dypalëshe, këshilla të jashtme nuk janë ide e mirë. RMV dhe Bullgaria duhet të gjejnë rrugën e dialogut. Kjo pozitë duhet t’iu shpjegohet mirë partnerëve europianë”, tha Janev.

Kryeministri Rama nga ana e tij u shpreh i bindur se Shqipërinë nuk e ndan asgjë nga konferenca e parë ndërqeveritare dhe shtoi se Maqedonia dhe Bullgaria duhet të intesifikojnë dialogun për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Marrëdhëniet tona nuk kanë asnjë cen. Faleminderit që nënvizuat se Shqipëria është një vend model për trajtimin e pakicave dhe ndjehemi mirë që pas një nisme të marrë nga ne, legjislacioni për pakicat u ngrit në një nivel që është i ekselencës në përputhje me parimet e Këshillit të Europës. Është shumë e rëndësishme për ne si Shqipëri ta shohim këtë çështje të zgjidhur. E dimë që është një cështje shumë e ndjeshme këtu dhe në Maqedoninë e Veriut. Jemi të përfshirë në këtë gjë në mënuyrë të pavullnetshme. Shqipëria dhe RMV po presin vendimin për çeljen e bisedimeve për anëtarësim me konferencën e parë ndërqeveritare. Mes dy vendeve ka mundësi për të intensifikuar dialogun. Ka kaq shumë gjëra që i bëjnë dy vendet në Maqedoni dhe Bullgari t’i bëjnë të afërta. Kur ekziston dëshira ka zgjidhje. Me një vullnet të mirë mund të arrihet. Shqipëria e respekton këtë gjë. Do të vazhdojmë të ecim bashkë me RMV po shtrohet pyetja sa do të zgjasë kjo gjë. Edhe përse i kemi plotësuar kushtet do të respektojmë të dy miqtë dhe vendet mike që duhet ta zgjidhin mosmarrëveshjen mes tyre”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos