Rama në Turqi: Hapim një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy vendeve

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 12:08 | Politikë
Rama në Turqi: Hapim një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy

Kryeministri Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video nga ceremonia e pritjes në Ankara, ku ndodhet për një vizitë dyditore.

“Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”, shkruan Rama në Facebook.

Në orën 17:30, kryeministri do të mbajë edhe një konferencë për shtyp me presidentin turk Erdogan, pas takimit dypalësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos