Kryeministri Edi Rama u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën një ditë më parë si pasojë e flakëve që përfshinë zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër.
“Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër”, shkruan Rama në një postim në Facebook. Ai ka publikuar edhe një video nga forcat e emergjencave civile në përpjekje për të shuar flakët.
“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm”. (A2 Televizion)
