
Për situatën kritike e shkaktuar në jug të vendit nga zjarret masive, ka reaguar edhe lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Basha, duke ngushëlluar familjarët e viktimës së sotme në Lunxhëri, nënvizoi se “ masat gjysmake të qeverisë nuk e kanë normalizuar dot situatën ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës”.
Sipas kryedemokratit, “emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore”.
Ndërkohë, ka reaguar sërish edhe presidenti Ilir Meta, që bën thirrje për “organizim i operacioneve më efikase nga ajri dhe marrja e çdo mase efektive, për të shmangur çdo humbje tjetër jete, për t'ju ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe minimizuar pasojat tepër të rënda në pasuritë publike dhe private”.
Presidenti përsëriti edhe thirrjen për t'ju drejtuar sa më parë për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane dhe çdo vendi partner, që ka mundësi të na ndihmojë. (A2 Televizion)