Basha, mesazh për anëtarët e kuvendit të PD: E di që nuk kanë qenë ditë të lehta

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 15:24 | Politikë
Basha, mesazh për anëtarët e kuvendit të PD: E di që

Vetëm pak pasi komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike publikoi rezultatet e një dite më parë për shkarkimin e kreut aktual të PD, Lulzim Basha lëshoi një mesazh për anëtarët, të cilët morën pjesë ditën e shtunë në kuvendin kombëtar të PD.

Basha falënderon pjesëmarrësit, ndërsa thekson se do të mirëkuptojë cilindo që ka mendim ndryshe brenda partisë.

https://a2news.com/2021/12/19/publikohen-rezultatet-e-referendumit-per-shkarkimin-e-bashes-vetem-306-vota-kunder/

“Të nderuar anëtarë të Kuvendit Kombëtar, të dashur demokratë e demokrate!

Ju falenderoj me mirënjohje për kontributin tuaj, për angazhimin dhe përkushtimin për të ardhmen e Partisë Demokratike.

E di që nuk kanë qenë ditë të lehta për ju, e di që keni qenë nën presion, por më mirë se kushdo ju e dini se këtu nuk bëhet fjalë për fatin e një individi, por për fatin e PD-së.

Ne duhet të vazhdojmë rrugën tonë, duke mirëkuptuar çdo njërin prej nesh që sot, për shumë arsye kanë mendime të tjera, por askush nuk është i tepërt, të gjithë janë pjesë e familjes tonë. Unë kam dëgjuar çdo kritikë dhe natyrisht i mirëpres pa asnjë paragjykim, sepse ne të gjithë së bashku kemi vetëm një qëllim, një Parti Demokratike të fortë dhe rrëzimin e Edi Ramës.

Mirënjohje dhe respekt për secilin prej jush!”, mbyllet mesazhi i Bashës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos