
Kryeministri Edi Rama vijon turin e tij europian duke u ndalur në Berlin.
“Deutsche Welle” raporton se kryeministri nuk ka pasur takim me kancelaren Angela Merkel, por vijon lobimin e tij për të bindur grupin më të madh në Bundestagun gjerman, CDU-CSU, që t'i japë Shqipërisë PO-në e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE-në.
Kryeministri dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kanë pasur një darkë me një grup parlamentarësh nga Bundestagu gjerman. Sipas burimeve të “Deutsche Welle”, në takim nuk merrte pjesë as kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor nga partia CDU/CSU, Johann Wadephul dhe as kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum. (A2 Televizion)