Rama përgënjeshtron RAI3 në Twitter: Ja e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 22:54 | Politikë
Rama përgënjeshtron RAI3 në Twitter: Ja e vërteta zyrtare

Kryeministri Edi Rama i rikthehet polemikave që ka shkaktuar një reportazh i televizionit shtetëror italian RAI 3, i cili nënkuptonte rritjen me 1200% të prodhimit të marijuanës në vendin tonë.

Duke komentuar lajmin e një takimi zyrtar midis drejtuesve të Policisë italiane dhe palës shqiptare në Napoli, të referuar nga agjencia Adnkronos,  Rama thotë ” Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnë përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike”.

https://a2news.com/2020/01/28/kultivimi-i-kanabisit-ne-shqiperi-rai-3-rritet-me-1200-kete-vit/

Sipas agjencisë italiane, gjatë takimit vetë krerët e policisë italiane mohuan shifrat e deklaruara gjatë emisionit të RAI3. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos