
Në raportin e saj rekomandues për Këshillin e Mandateve, Partia Socialiste lejon drejtësinë që të arrestojë Arben Ahmetajn. Pra, socialistët janë pro heqjes së imunitetit që Ahmetaj e gëzon aktualisht nga mandati i deputetit.
Ndërkohë, është rënë dakord që seanca gjatë së cilës do të vendoset për imunitetin e Ahmetajt, i cili sipas raportimeve nuk ndodhet në Shqipëri, të mbahet të hënën në orën 17.00.
Ndërkohë, edhe opozita në raportin e saj, i rekomandon seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit.
Megjithatë, vendimi i fundit për Arben Ahmetajn do të merret në seancë plenare të së hënës. (A2 Televizion)