Rama: Regjistrimi në gjimnaze do të bëhet përmes portalit e-Albania

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 10:02 | Aktualitet
Rama: Regjistrimi në gjimnaze do të bëhet përmes portalit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se regjistrimi në gjimnaze do të bëhet përmes portalit e-Albania.

Kreu i qeverisë njofton se ky proces kryhet në më pak se një minutë, dhe për këtë ju duhet vetëm dëftesa e lirimit.

“E-Albania me një modul të ri për regjistrimet në gjimnaze. Klasa e dhjetë nis ndryshe këtë vit.

Regjistrimi kryhet në më pak se 1 minutë. (A2 Televizion)

  1. Përzgjedh shkollën 9-vjeçare që ke frekuentuar
  2. Sistemi shfaq gjimnazin që i takon shkollës ku ke kryer arsimi bazë
  3. Bashkëlidh dëftesën e lirimit dhe kaq”, shkruan kreu i qeverisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos