Rama: Shumë shpejt, bileta online për transportin publik

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 12:37 | Politikë
Rama: Shumë shpejt, bileta online për transportin publik

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po planifikon të fusë në përdorim biletat online për transportin publik në vend.

“Tani, shumë shpejt, më në fund, do të hyjmë në një fazë tjetër me transportin publik, urban dhe ndërurban, ku nuk do të ketë më bileta letër, dhe e gjitha do të bëhet online. Siç bën çdo qytetar i shumë vendeve rreth nesh tanimë prej vitesh”, tha Rama në një takim me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Kryeministri u kërkoi bankave që të ulin tarifat për shërbimet bankare, kryesisht online. “Tani, si mundet që për këto bileta, me vlera të ulëta, të paguhet komision sa gjysma e vlerave të biletës. Kjo do të thotë, jo lehtësim shërbimi, por rritje çmimi”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos