Problematikat e listuara të 14 majit, Tase: Duhen kushte të barabarta në një garë elektorale

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 20:37 | Politikë
Problematikat e listuara të 14 majit, Tase: Duhen kushte të barabarta

Erion Tase, drejtori i akademisë së studimeve politike ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku listoi disa nga problematikat me të cilat qytetarët do të përballen në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas Tases, shumë nga rekomandimet e OSBE-ODIHR, apo gjetjet e Komisionit të Venecias nuk janë aplikuar në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, pasi në një farë mënyrë nuk kanë dashur 3 partitë e mëdha që kjo gjë të ndodhë.

Ai shton se qytetarët dhe partitë e vogla jo parlamentare duhet të kenë kushte të barabarta për t’u përballur në një garë.

“Raporti i parë i publikuar së fundmi kishte si qëllim të identifikonte problemin kryesor që është mungesa e reformës. Po shkojmë në zgjedhje të reja me problematika të vjetra. Ne kemi një vendim të Kuvendit, ku partitë janë zotuar që do të adresonin problemet e zgjedhjeve të fundit. Kemi pasur ngritjen e komisionit të posaçëm, kishim vendimet e Komisionit të Venecias dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR që nuk do të duhet të përsëriteshin. Patëm një mbledhje të Komisionit të reformës dhe ka më shumë se një vit dhe 3 partitë që bënin pjesë e trajtuan çështjen e reformës zgjedhore si një lojë të tyre. M.q.s nuk kishin besim për përfaqësuesit për të mandatuar u lanë pa u ndryshuar asnjë rregull. Partitë e tjerë kanë humbur shansin për të qenë të barabarta në këtë garë. Qytetarëve duhet t’u garantohet një proces i barabartë”, tha Tase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos