
Në ditën e fundit të pranimit të kandidaturave, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, i është bashkuar garës për kreun e institucionit të ri që do të mbikëqyrë zgjedhjet në Shqipëri. Momentalisht, Rusmali është pjesë e grupit të ekspertëve për çështjet zgjedhore që marrin pjesë në Këshillin Politik.
Kandidaturën e ka hedhur edhe ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili e ka konfirmuar për A2 këtë lajm. Pasi drejtoi KQZ-në në periudhën 2001-2006, Celibashi u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 për qarkun e Fierit.
Ora 16:00 e kësaj të premteje është afati i fundit për aplikimet për 12 vendet e KQZ-së së re, që këtë herë do të jetë e ndarë në 3 shkallë. (A2 Televizion)