
Pak minuta pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi, duke uruar fituesin e zgjedhjeve.
“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik dhe social”, shkroi Rama në një postim në Twitter. (A2 Televizion)