Raporti i ri për klimën: Pasoja katastrofike në SHBA

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2018, 12:26 | Bota

Një raport i ri i qeverisë amerikane, arrin në përfundime të tmerrshme lidhur me pasojat dhe impaktin shkatërrues të ndryshimeve klimaterike.

Sipas raportit të kërkuar nga Kongresi, ekonomia amerikane mund të humbasë qindra miliardë dollarë, deri në fund të shekullit. Paralajmërohen gjithashtu, pasoja të rënda shëndetësore dhe të cilësisë së jetës.

Ndotja në qytetet amerikane duket alarmante

Studimi ishte parashikuar të dilte në muajin dhjetor por u publikua të premten, në një kohë kur shumë amerikanë festojnë Thanksgiving, Ditën e Falënderimeve.

Për Shtëpinë e Bardhë raporti është i pasaktë, por shkencëtaret më të njohur në botë, bien dakord se ndryshimet klimaterike po ndodhin si pasojë e aktiviteteve njerëzore.

Presidenti Donald Trump 

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vitin e kaluar qëllimin për ti tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja klimaterike e Parisit, me pretendimin se ajo dëmton ekonominë amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos