Sulmohet konsullata kineze në Karaçi, ditë terrori në Pakistan

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2018, 18:06 | Bota

Konsullata kineze në qytetin port të Karaçit në Pakistan, u bë shënjestër e një sulmi me armë zjarri, ku mbetën të vrarë të paktën 5 persona.

Tre agresorë qëlluan me armë zjarri jashtë konsullatës në 9 e 30 të orës lokale. Ata u përpoqën të hynin në godinë po u ndaluan nga policia e cila qëlloi për vdekje personat e armatosur. Në sulm, humbën jetën edhe 2 efektivë.

Viktimat e atentateve në Pakistan

Pamjet e shfaqura në televizionet lokale treguan zonën e mbuluar me tym dhe praninë e shtuar policore. Ministra e jashtme e Pekinit bëri të ditur se stafi kinez në ambasadë nuk kishte pësuar lëndime, dhe bëri thirrje për marrjen e masave shtesë në mbrojtje të qytetarëve kinezë në Pakistan, duke shtuar që “Kina dënon fuqishëm çdo akt dhune kundër misioneve diplomatike dhe i kërkon Pakistanit të ndërmarrë masa konkrete për garantimin e sigurisë së shtetasve kinezë.”

Sulmi u mor përsipër nga ushtria çlirimtare e Balokistanit, një grup separatist që operon në rajon. Balokistani është ne qendër të një projekti ambicioz kinez, që synon lidhjen e rajonit perëndimor të Xinjiang me portin arab të Gëadar në Balochistan.

https://twitter.com/sherryrehman/status/1065890304744714242
Sulmi në konsullatën u kufizua nga një oficere e re, Suhai Aziz, e lavdëruar në Twitter nga senatorja amerikane Rehman

Ndërkaq, të paktën 20 persona mbeten te vrare në një sulm tjetër me bombë në veri-perëndim të Pakistanit. Shpërthimi ndodhi në lagjen e populluar kryesisht nga shiitë të Orakzait.

Policia njoftoi se një atentator vetëvrasës në motoçikletë u përplas me trumën e njerëzve në një treg ushqimor. Minoriteti shiit bëhet shpesh shënjestër e sulmeve nga ekstremistet sunitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos