Zgjedhjet në Universitet, Koni kallëzon në prokurori 6 persona

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 10:49 | Aktualitet
Zgjedhjet në Universitet, Koni kallëzon në prokurori 6 persona

Mbërrin në prokurori procesi zgjedhor në universitete. Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës 6 persona, që sipas tij, pretendojnë të jenë anëtarë të Komisionit Institucional Zgjedhor.

Të kallëzuar prej tij për "shpërdorim të detyrës" dhe "kryerje funksioni pas dhënies fund të tij” janë Majlinda Keta, Bernard Dosti,  Oriona Muçollari, Ardian Doka dhe Skerdi Dafa, administrator i UT.

Sipas rektorit Koni, të kallëzuarit, që pretendojnë të jenë anëtarë të Komisionit Institucional Zgjedhor, janë mbledhur dhe kanë filluar veprimet për procesin zgjedhor në kundërshtim me urdhëresat dhe aktet ligjore në fuqi gjatë pandemisë, si dhe në kundërshtim me urdhrat dhe porositë e rektorit.

Për këtë shkak, UT ka zgjidhur kontratat e punës me ta. Ndërkohë, sipas kallëzimit, edhe pas zgjidhjes së kontratës së punës, kanë vijuar veprimtarinë e tyre në mënyrë të paligjshme dhe kanë nxjerrë akte dhe vendime në kundërshtim me ligjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos