Përplasja mes policisë dhe qytetarëve, Lamallari: Kundërshtitë politike të shprehen pasi të kalojë kjo situatë

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 09:36 | Aktualitet
Përplasja mes policisë dhe qytetarëve, Lamallari:

Besfort Lamallari, zv.ministër i Brendshëm, i ftuar në “Dita jonë” në A2, komentoi ngjarjet e protestës të së shtunës në sheshin “Skënderbej”.

Sipas tij, “në situata të tilla, ku jemi privuar nga shumë të drejta me qëllimin kryesor për të ruajtur shëndetin tonë dhe të të afërmve tanë, duhet të tregojmë mirëkuptim”.

“Unë mendoj se nuk i kushton askujt asgjë që kundërshtitë politike t’i shprehin pasi ta kapërcejmë këtë situatë. Synimi ynë kryesor është që të reduktojmë numrin e të infektuarve për t’u kthyer në normalitet”, theksoi zv.ministri.

Lamallari nënvizoi se “të gjithë duhet të bëjmë durim, të gjithë duhet të mirëkuptojmë masat e vendosura nga autoritetet” sepse, sipas tij, “kjo ka lidhje me nevojën për të garantuar jetën dhe shëndetin tonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos