Rastet post-Covid, 7 urgjenca në ditë, kryesisht infektime nga Delta

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 16:59 | Aktualitet
Rastet post-Covid, 7 urgjenca në ditë, kryesisht infektime nga Delta

Pas mbylljes si spital Covid-2, Sanatoriumi i është rikthyer funksionit të tij  duke trajtuar edhe rastet post-Covid.

Në kulmin e valës nga varianti Omicron, 5-7 pacientë në ditë shtrohen në këtë shërbim më probleme të rënda nga virusi.

Mjekët tregojnë se aktualisht të gjithë pacientët janë mbi 60 vjeç dhe të pavaksinuar. Ndryshe nga varianti britanik i një viti më parë, Omicron nuk ka rritur shtrimet spital.

Megjithatë mjekët e Sanatoriumit mendojnë se aktualisht rastet e rënda dhe veçanërisht post-Covid po shkaktohen ende nga Delta.

Ndërsa referuar rasteve me Omicron, mjekët ndajnë të njëjtin qëndrim. Po kalohet me lehtë dhe thuajse pa antibiotikë.

Në mesin e shkurtit dhe në fillimin e pranverës mjekët presin dobesimin e valës Omicron dhe uljen e ndjeshme të infektimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos