Rasti i ri në Durrës, punonjëse në fasoneri, testohen 20 kolegë

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 16:11 | Aktualitet
Rasti i ri në Durrës, punonjëse në fasoneri, testohen 20

Një tjetër rast me koronavirus u diagnostikua këtë të enjte në Durrës, duke e çuar në dy numrin e rasteve aktive në këtë qytet.

Burime për A2, nga Drejtoria e Shëndetit Publik, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një grua, 41 vjeç, punonjëse në një fasoneri. E infektuara ka qenë në punë deri dy ditë më parë, kur edhe ka shfaqur shenjat e koronavirusit. Për këtë arsye, rreth 20 personave punonjës të këtij subjekti u është marrë tamponi, dhe pritet përgjigjja e testimeve.

Subjekti në fjalë ndodhet në lagjen 13, plazh, në të cilin punojnë rreth 150 punonjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos