Sekuestrimet e OFL në Durrës, Drejtoria e Transportit Rrugor hallkë kryesore e procesit

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 13:01 | Aktualitet

Qarku i Durrësit është një ndër qarqet ku operacioni forca e ligjit, OFL ka sekuestruar numrin më të madh të mjeteve. Këto mjete dyshohen se janë të blera nëpërmjet të ardhurave nga aktiviteti kriminal i personave që janë subjekt i ligjit të OFL.

Por sekuestrimi i mjeteve është vetëm pjesa e dukshme e një procesi të gjatë verifikimi dhe bashkëpunimi. Një ndër hallkat kryesore të këtij bashkëpunimi është edhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës.

Është pikërisht kjo drejtori ajo që jep të dhënat e para mbi mjetet që regjistrohen në qarkun e Durrësit, ashtu sikurse verifikimi nga kjo drejtori është një ndër hallkat kryesore të identifikimit të mjeteve dhe pronarëve të tyre.

Kreshnik Ternova, drejtor i DRSHTRR/Durrës

“Institucioni jonë ka pasur bashkëpunime të shumta me institucionet ligjzbatuese. Bashkëpunimi ka qenë konkret, me finalizimin e aksioneve të ndryshme”, thotë për A2 Kreshnik Ternova, drejtori i DRSHTRR/Durrës.

Shumica e mjeteve të sekuestruara nga OFL në qarkun e Durrësit, ku përfshihen edhe bashkitë e Krujës dhe Fushë Krujës, kanë qenë mjete të blinduara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos