
Real Madrid fiton në transfertë kundër Levantes dhe siguron trepikëshin e radhës.
“Los Blancos” kalojnë në avantazh falë golit të bukur të Vinicius Jr, në minutën 16, me një harkim perfekt në zonën e rreptësisë.
Vulën e fitores ndaj ekipit ku luan edhe talenti maqedonas me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, e vendosi bomberi Karim Benzema në minutën e fundit shtesë, falë një kundërsulmi nga fusha e tij.
Real renditet provizorisht në krye të la Liga, por me dy ndeshje më shumë sesa rivalët e Barcelonës, ndërkohë që Levante ndodhet në vendet e fundit në klasifikim. (A2 Televizion)