
Momente të larta tensioni në stërvitjen e Napolit. Victor Osimhen, sulmuesi kryesor i ekipit, është ankuar për një ndërhyrje të Anguissa ndaj mbrojtësit Ostigard, blerja e fundit e Napolit.
Nigeriani reagoi ashpër ndaj Anguissa, duke i kërkuar llogari mesfushorit kamerunas për lojën e ashpër. Por, trajneri Luciano Spalletti ndërhyri duke dëbuar nga fusha Osimhenin.
“Mos fol shumë, ik futi një dush”, i tha trajneri 23-vjeçarit, i cili u largua kokulur. (A2 Televizion)