
Laçi është kthyer me një tjetër fytyrë në këtë fazë të dytë të kampionatit. Kurbinasit mundën 2-0 Kastriotin në një ndeshje të dominuar tërësisht.
Heroi i skuadrës ishte sërish Regi Lushkja, protagonist i dy golave. Rezultati u zhbllokua që në minutën e 9, çfarë bëri të kuptohej se fitorja do të ishte e thjeshtë.
Kur të gjithë mendonin se çdo gjë kishte mbaruar ishte sërish futbollisti nga Kavaja që shënoi dhe mbylli gjithçka me shifrat 2-0.
Një triumf që e dërgon Laçin në kuotën e 27 pikëve dhe konsolidon zonën e Europë ndërsa Kastrioti zbeh dhe më shumë shpresat e qëndrimit në Kategorinë Superiore. (A2 Televizion)