Pa Salah e Mane, Liverpool mposht Brentford dhe kalon Chelsea-n

Nga A2 CNN
16 Janar 2022, 17:15 | Futboll
Pa Salah e Mane, Liverpool mposht Brentford dhe kalon Chelsea-n

Kupa e Afrikës ka bërë që shumë klube në Europë të luajnë gjatë kësaj periudhe pa yjet e tyre, por ekipi që mendohej se do të vuante më shumë ishte Liverpool, pasi Mane e Salah iu janë bashkuar kombëtareve të tyre.

Megjithatë, në fushën e lojës mungesa e tyre nuk është ndjerë te “The Reds”, të paktën në ndeshjen e kësaj të diele, ku skuadra e Klopp triumfoi 3-0 ndaj Brentford. Fabinho, Oxlade-Chamberlain dhe Minamino ishte autorët e golave në këtë sfidë.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool shkon në kuotën e 45 pikëve, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje, me një ndeshje më pak se Manchester City, i cili kryeson me 56 pikë, ndërsa Chelsea ka zbritur në vendin e tretë me 43 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos