Reali i rikthen Barcelonës kreun e renditjes

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 22:57 | Futboll
Reali i rikthen Barcelonës kreun e renditjes

Real Madrid humbi 2-1 në transfertë ndaj Real Betis, duke i dorëzuar kështu kreun e klasifikimit Barcelonës, që dje mposhti 1-0 Real Sociedad.

Madrilenët hodhën poshtë fitoren në Klasike javën e kaluar, duke bërë një hap fals atëherë kur të gjithë prisnin që triumfi ndaj Barçës t’i jepte krahë ekipit.

Sidnei kaloi në avantazh Betisin në minutën e 40, ndërkohë që 5 minuta më vonë barazoi Benzema, pas një 11-metërshi të fituar nga Marcelo.

Megjithatë, në minutën e 82-të ishte Tello ai që shënoi edhe golin e dytë për Betisin, duke ndëshkuar pakujdesinë e repartit të mbrojtjes së Realit.

Me këtë humbje, Reali e sheh veten në vendin e dytë me 56 pikë, dy më pak sesa Barcelona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos