Referendumi në Serbi, nuk u lejua votimi në Kosovë, Vuçiç: Do të ketë pasoja afatgjata

Nga A2 CNN
17 Janar 2022, 09:48 | Kosova
Referendumi në Serbi, nuk u lejua votimi në Kosovë,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kritikoi diplomatët perëndimorë që nuk e bindën Prishtinën të lejojë hapjen e vendvotimeve për referendumin e Serbisë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, dhe paralajmëroi me  “pasoja afatgjata” lidhur me këtë çështje.

“Do të ketë pasoja afatgjata, por ata nuk duhet të dinë gjithçka dhe të dëgjojnë gjithçka”, u shpreh Vuçiç.

Qytetarët serbë u thirrën t’i përgjigjen me po ose jo pyetjes nëse ishin për konfirmimin e aktit për  ndryshimin e kushtetutës. Ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe  janë pjesë e përpjekjeve të Serbisë për t’u afruar me strukturat evropiane.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se rreth 30 për qind e votuesve morën pjesë në referendum; me 61 për qind që votuan në favor të ndryshimeve, dhe 39 përqind kundër. Beogradi vendosi që serbët nga Kosova të votojnë në disa qytete në jug të Serbisë, meqë Prishtina nuk lejoi votimet në Kosovë. Të shtunën parlamenti i Kosovës mbështeti një rezolutë për të mos lejuar hapjen e qendrave të votimit ne vend, me gjithë thirrjet nga diplomatët perëndimorë në Prishtinë që të mundësohet votimi. Grupe përkrahësish të Listës Serbe, subjektit kryesor politike të serbëve të Kosovës protestuan të dielën kundër vendimit.

“Serbët e Kosovës duan të drejta të barabarta për të gjithë dhe nuk do të lejojë që Prishtina ti trajtojë si qytetarë të rendit të dytë dhe t’u heqë të drejtën e votës. I tërheqim vërejtjen Prishtinës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare se vendimi për ndalimin e referendumit do të prodhojë pasoja të paparashikueshme”, tha Rakiq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos