Reforma territoriale, PD-PS me raporte të ndryshme, pa konsensus drejt seancës plenare

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 13:59 | Politikë
Reforma territoriale, PD-PS me raporte të ndryshme, pa konsensus drejt

Përpjekjet e Komisionit të Reformës Territoriale për të dalë me një raport të përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës për një ndarje të re të vendit, përsëri rezultuan të pasuksesshme.

Bashkëkryetarja socialiste, Anila Denaj, tregoi se në draft-raportin e PS rekomandohen vetëm disa ndryshime sa i përket funksioneve të pushtetit lokal, pa prekur hartën aktuale me 61 bashki. “Reforma e vitit 2014 ka përmbushur objektivat në pjesën më të madhe, por kanë nevojë për përmirësime në shërbime dhe përfaqësim të zonave rurale. Prandaj kërkojmë konsolidim të 61 bashkive aktuale”, tha Denaj.

https://a2news.com/2022/10/19/reforma-territoriale-kuvendi-pa-produkt-coi-dem-mbi-gjysme-milione-leke-per-dieta-deputetesh/

Në emër të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, bashkëkryetarja demokrate Dhurata Çupi vijoi me thirrjet drejtuar mazhorancës për të pranuar raportin e PD-së, që sugjeron rritjen e numrit të bashkive, nga 61 në 94. “Në vitin 2014 u bë një ndarje për përfitime elektorale dhe jo t’i shërbente qytetarëve, i bëj thirrje mazhorancës për konsensus, besoj se ky komision u ngrit me seriozitet dhe jo për t’u tallur”, tha Çupi.

27 tetori është afati përfundimtar kur mbyllet puna e komisionit të territoriales, nëse palët nuk do ta shtyjnë atë përsëri. Qëndrimet vijojnë të mbeten të njëjta, por java në vijim pritet të shfrytëzohet për negociata, me shpresën e gjetjes së një dakordësie, para se kalohet në seancë plenare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos