Vdekja e Lear Kurtit, reagon Edi Rama: Hienat po shqyejnë viktimën. Hanë bukën e Shqipërisë, po bëjnë duanë e Rusisë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 13:38 | Politikë
Vdekja e Lear Kurtit, reagon Edi Rama: Hienat po shqyejnë viktimën.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së Lear Kurtit teksa shoqërohej nga policia. Rama i quajti “hiena” ata që kanë akuzuar efektivët e policisë si shkaktarë të vdekjes.

“Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?! Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!”, tha Rama përmes Twitter-it.

Kurti ndërroi jetë një ditë më parë, në rrethana ende të paqarta. Policia tha se ai vdiq pasi u dërgua në spital, ndërsa nga Spitali i Traumës u deklarua se ai kishte mbërritur i pajetë aty. Për ngjarjen janë pezulluar 3 efektivë, ndërsa nuk kanë dalë ende zyrtarisht rezultatet e ekspertizës mjekoligjore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/21/vdekja-e-lear-kurtit-pezullohen-nga-detyra-3-efektive-policie/
https://a2news.com/2022/10/21/vdekja-e-32-vjecarit-berisha-te-gjithe-ne-proteste-te-dorehiqet-cuci/

A2 CNN Livestream

Latest Videos