
Për vdekjen në rrethana misterioze pas shoqërimit nga policia të 32-vjeçarit Lear Kurti, kreu i PD, Sali Berisha, kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Në një bashkëbisedimin me gazetarët këtë të premte, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën që pritet të mbahet në orën 20:00 pranë Ministrisë së Brendshme.
“Pra kemi të bëjmë me një skenar, me të cilin e vranë për së dyti Lear Kurtin. Një i ri normal, një i ri për të cilin shokët e tij kishin vetëm fjalët më të mira. I rritur me sakrifica të mëdha nga familja e tij.
Kërkoj menjëherë largimin nga detyra të ministrit të familjes, që së bashku me Ardi Veliun që janë të gatshëm që të falsifikojnë çdo krim. Ky është morali i Edi Ramës, ndaj ai ka një përzgjedhje të preferuar me njerëzit që sillen në këtë mënyrë. Edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera familjes së Lear Kurtit, miqve dhe familjarëve të tij.
Të rinjtë kanë lënë një protestë. Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen në protestë. Sepse pritet kush do jetë i riu i radhës që do ekzekutohet nga policët e droguar, ose që do humbasë jetën nga keqtrajtimet brutale”, tha Berisha. (A2 Televizion)